Pa kategori

Kadrijaj: Aleanca do ta votojë ligjin për Specialen në çdo formë

Aleanca do ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara pavarësisht formës në të cilën do të vijë në Kuvend, deklaroi nënkryetarja e partisë, Time Kadrijaj, në një intervistë për KosovaPress.…

Kadrijaj: Aleanca do ta votojë ligjin për Specialen në çdo formë
Dëgjo artikullin 1 min

Aleanca do ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara pavarësisht formës në të cilën do të vijë në Kuvend, deklaroi nënkryetarja e partisë, Time Kadrijaj, në një intervistë për KosovaPress.

“Sponsorizues i këtij ligji ka qenë PDK-ja. Tërheqës i këtij ligji ka qenë po ashtu PDK-ja. Nuk kemi çfarë të themi nëse përsëri, cila do qoftë forma që vjen në Kuvend, ne do të votojmë”, tha ajo.

Qëndrimi i saj vjen në prag të rishqyrtimit parlamentar të projektligjit, pas kthimit nga presidentja Justina Shiroka-Pula. Kadrijaj theksoi rëndësinë e hyrjes së tij në fuqi.

Ajo kërkoi gjithashtu miratimin sa më të shpejtë të strategjisë shtetërore për ish-krerët e UÇK-së dhe zbatimin e saj nga institucionet e Kosovës, veçanërisht nga shërbimi i jashtëm.

Sipas Kadrijajt, Komisioni për Punë të Jashtme ka zhvilluar takime të vazhdueshme me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ku ka ngritur shqetësimet për këtë çështje. Për diskutimin e strategjisë me aleatët ndërkombëtarë, ajo tha se vendimmarrja i takon grupit punues.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top