Ndalimi i Fadil Pushkollit, ASH i kërkon llogari VLEN-it për marrëveshjen e premtuar
Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë për ndalimin e Fadil Pushkollit dhe përgjigje nga VLEN për zotimet lidhur me ish-pjesëtarët e UÇK-së. Në reagimin e saj, ASH thotë se Pushkolli u…

Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë për ndalimin e Fadil Pushkollit dhe përgjigje nga VLEN për zotimet lidhur me ish-pjesëtarët e UÇK-së. Në reagimin e saj, ASH thotë se Pushkolli u ndalua mbrëmjen e kaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, mbi bazën e një urdhërarresti të Serbisë.
Partia i referohet një deklarate të Izet Mexhitit të 15 marsit 2025, kur, sipas saj, ai kishte njoftuar një marrëveshje që ish-ushtarët e UÇK-së të mos ndaloheshin më në kufijtë e vendit dhe kishte premtuar zgjidhje të përhershme. ASH përmend edhe rastet e Blerim Ramadanit dhe Emin Bajramit, duke e pyetur VLEN-in se çfarë ka ndodhur me atë zotim.
“Kërkojmë nga institucionet kompetente transparencë të plotë për rastin e Fadil Pushkollit, respektimin e të gjitha të drejtave të tij dhe sqarim të menjëhershëm mbi bazën juridike të ndalimit”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


