NATO kërkon llogaridhënie për dhunën në Kosovë dhe angazhim konstruktiv nga Serbia
NATO ka përsëritur kërkesën për llogaridhënie për aktet e dhunës në Kosovë gjatë vitit 2023. Në një përgjigje për Klan Kosovën, në trevjetorin e sulmit në Banjskë ku u vra…

NATO ka përsëritur kërkesën për llogaridhënie për aktet e dhunës në Kosovë gjatë vitit 2023. Në një përgjigje për Klan Kosovën, në trevjetorin e sulmit në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, një zyrtar i Aleancës tha se ky mesazh u është përcjellë përfaqësuesve serbë në të gjitha nivelet.
“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që përgjegjësit të mbahen përgjegjës”, deklaroi zyrtari, duke i cilësuar të papranueshme sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe dhunën e mëtejshme në Kosovë gjatë vitit 2023.
NATO pret angazhim konstruktiv nga Serbia me Aleancën dhe fqinjët e saj. Sipas përgjigjes, sekretari i përgjithshëm i NATO-s vazhdon të jetë në kontakt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Zyrtari tha gjithashtu se KFOR-i është i pozicionuar për t’u përballur me zhvillimet e sigurisë, përfshirë përmes pranisë së shtuar në veri, patrullimeve, pikave të vëzhgimit dhe kontakteve me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve. Ai ritheksoi se misioni mbetet i përqendruar në mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


