Pa kategori

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhjen e shpejtë të presidentit

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, kërkoi zgjedhjen sa më të shpejtë të presidentit të Kosovës, duke e lidhur këtë kërkesë me reagimin institucional ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në…

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhjen e shpejtë të presidentit
Dëgjo artikullin 1 min

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, kërkoi zgjedhjen sa më të shpejtë të presidentit të Kosovës, duke e lidhur këtë kërkesë me reagimin institucional ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në deklaratën për Klan Kosova, ai tha se presidenti duhet të ketë rol aktiv në komunikimin me Shtetet e Bashkuara.

“Ne sa më shpejt duhet ta zgjedhim presidentin, që të flasë edhe me Amerikën”, tha Haradinaj.

Ai u kërkoi institucioneve të bashkërendojnë veprimet, duke paralajmëruar se, sipas tij, koha për procesin e apelit po shkurtohet. Haradinaj tha se secili institucion duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë dhe u bëri thirrje partive të kapërcejnë përplasjet politike.

“Mendoj se është koha t’i lëmë inatet politike dhe të shkojmë atje ku na dhemb të gjithëve”, deklaroi ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top