Nagavci për arrestimet: “Çdo krim duhet të zbardhet”
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, kërkoi zbardhjen e krimeve të luftës dhe përgjegjësi individuale, në reagimin pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok. Në postimin e saj, Nagavci…

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, kërkoi zbardhjen e krimeve të luftës dhe përgjegjësi individuale, në reagimin pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok. Në postimin e saj, Nagavci e cilësoi lajm të mirë arrestimin e nëntë personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
“Për krimet e luftës nuk duhet të ketë harresë dhe as pandëshkueshmëri. Drejtësia mund të vonojë, por kërkimi i saj nuk duhet të ndalet”, shkroi ajo.
Sipas Nagavcit, operacioni “Dosja 23” lidhet me rastin e “Grupit të Intelektualëve” të Mitrovicës dhe pason hetimet e gërmimet në Kalludër e Jabukë. Ajo tha se atje janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave dhe se analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave nga ky grup.
Deputetja kujtoi se për rastin ishin arrestuar më herët edhe katër persona dhe se hetimet vazhdojnë. “Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë”, theksoi Nagavci.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


