Nagavci kundërshton shqyrtimin e përshpejtuar të projektligjit për Specialen
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, kundërshtoi shqyrtimin e përshpejtuar të projektligjit të PDK-së për Dhomat e Specializuara. Ajo e cilësoi nismën të nxituar dhe tha se deputetëve…

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, kundërshtoi shqyrtimin e përshpejtuar të projektligjit të PDK-së për Dhomat e Specializuara. Ajo e cilësoi nismën të nxituar dhe tha se deputetëve duhet t’u jepet kohë për ta shqyrtuar.
“Deputetëve duhet t’u jepet koha e nevojshme për të shqyrtuar projektligjin. Hamza duhet të diskutojë me kryeministrin Kurti, pasi ne e kemi vullnetin për të adresuar këtë vendim të gjykatës”, tha Nagavci.
Sipas saj, projektligji është dërguar në Qeveri për opinion. Nagavci pretendoi se nisma nuk ishte diskutuar paraprakisht me deputetët e partive të tjera dhe as me ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ajo argumentoi se përgjigjja ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara, të cilin e cilësoi të padrejtë, kërkon një strategji të përbashkët shtetërore.
Nagavci mbështeti gjithashtu zgjedhjen e një presidenti konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja. Ajo tha se takimet e Kurtit me drejtuesit e partive të tjera ende nuk kanë sjellë rezultat konkret.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


