Pa kategori

Mustafa propozon sërish koalicion PDK–LVV: Kosovës i duhet unitet

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka përsëritur propozimin për një koalicion mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një postim në Facebook, ai tha se Kosovës i duhet një marrëveshje e…

Mustafa propozon sërish koalicion PDK–LVV: Kosovës i duhet unitet
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka përsëritur propozimin për një koalicion mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një postim në Facebook, ai tha se Kosovës i duhet një marrëveshje e madhe politike që sjell unitet, qartësi dhe drejtim shtetëror.

Mustafa propozoi që LVV-ja, PDK-ja dhe partitë e tjera të hapin dialog për një marrëveshje të përbashkët, të mbështetur në interesat themelore të Republikës.

Ai renditi tri shtylla për këtë angazhim: unitetin politik dhe qetësimin e brendshëm, mbështetjen juridike dhe angazhimin diplomatik. Sipas Mustafës, marrëveshja duhet të ketë përgjegjësi dhe objektiva të qarta për Kosovën, duke shkuar përtej një bashkimi të lidhur vetëm me momentin.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top