Pa kategori

Musliu kërkon ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë me mesazhin “Jo në emrin tim”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar përmes një postimi që ndërtesa e Qeverisë së Kosovës të ndriçohet me logon “Jo në emrin tim”. Kërkesa e saj lidhet me kundërshtimin…

Musliu kërkon ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë me mesazhin “Jo në emrin tim”
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar përmes një postimi që ndërtesa e Qeverisë së Kosovës të ndriçohet me logon “Jo në emrin tim”. Kërkesa e saj lidhet me kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

“Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk guxon t’i atribuohet popullit të Kosovës. Nuk është në emër të atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe sakrificës që solli lirinë”, ka shkruar Musliu.

Deputetja argumentoi se një vendim gjyqësor nuk duhet të përcaktojë historinë e Kosovës në emër të popullit. “Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të lejojmë që një vendim gjyqësor të shkruajë historinë tonë në emër të një populli që e di se çfarë ka përjetuar. JO NË EMRIN TIM!”, ka shkruar ajo.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top