Musliu dhe Demaku lëshojnë komisionin: Ligji për Specialen të ketë përparësi
Deputetët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku, lëshuan mbledhjen e komisionit parlamentar për administratë publike, duke kërkuar që Kuvendi t’i japë përparësi trajtimit të ligjit për Dhomat e Specializuara.…

Deputetët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku, lëshuan mbledhjen e komisionit parlamentar për administratë publike, duke kërkuar që Kuvendi t’i japë përparësi trajtimit të ligjit për Dhomat e Specializuara.
Musliu tha në mbledhje se kishte ardhur për të konfirmuar konstituimin e komisionit, por kundërshtoi vazhdimin e punëve rutinore në rrethanat aktuale. Sipas saj, Kuvendi duhet t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve për shqyrtimin ose ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Demaku mbështeti qëndrimin e saj dhe kërkoi që deputetët të bashkohen për trajtimin urgjent të kësaj çështjeje. “Ky është prioriteti numër një. Çështjet e tjera asnjëra nuk është me nguti dhe të gjitha mund të presin”, tha ai.
Kryesuesi i komisionit, Albert Kinolli, tha se me thirrjen e mbledhjes po kryente detyrën e tij. Duke iu referuar informacioneve nga kryeministri, ai shprehu shpresën që ndryshimet ligjore për Gjykatën Speciale të vijnë së shpejti në Kuvend, pa dhënë një afat të konfirmuar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


