Musk do të bashkëdrejtojë studimin e Pentagonit për luftërat e së ardhmes
Elon Musk, Palmer Luckey dhe Newt Gingrich do të drejtojnë një studim të Pentagonit për të ardhmen e luftës, njoftoi të mërkurën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Projekti, i…

Elon Musk, Palmer Luckey dhe Newt Gingrich do të drejtojnë një studim të Pentagonit për të ardhmen e luftës, njoftoi të mërkurën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Projekti, i quajtur “Meridian”, do të shqyrtojë armët dhe sistemet që SHBA-ja synon të zhvillojë për nevojat e brezave të ardhshëm.
Sipas Hegsethit, përfundimet e studimit priten brenda 120 ditësh. Krahas një prezantimi publik të rezultateve, planifikohet edhe një raport i veçantë konfidencial.
Hegseth e prezantoi nismën gjatë një fjalimi në bazën e marinsave në Quantico të Virxhinias. Ai e lidhi projektin me përfshirjen e inovatorëve dhe të sektorit të teknologjisë në planifikimin e mbrojtjes amerikane.
Musk drejton SpaceX, Luckey është themelues i Anduril Industries, ndërsa Gingrich është ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Drejtori kryesor i teknologjisë i Pentagonit, Emil Michael, do të ndihmojë në koordinimin e programit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


