Mullin: Pezullimi i fluturimeve nuk është një tjetër 11 shtator
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, tha se problemi i komunikimeve që ka prekur trafikun ajror në SHBA nuk përbën rrezik për qytetarët, ndërsa shkaku mbetet nën hetim. Duke…

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, tha se problemi i komunikimeve që ka prekur trafikun ajror në SHBA nuk përbën rrezik për qytetarët, ndërsa shkaku mbetet nën hetim.
Duke folur para gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë, sipas Sky News, ai hodhi poshtë krahasimet me sulmet e 11 shtatorit 2001.
“Duam të sigurojmë qytetarët se kjo nuk është çështje e sigurisë së tyre dhe as një tjetër 11 shtator. Shumë njerëz po bëjnë këtë krahasim, por nuk është kështu”, tha Mullin.
Sekretari deklaroi se qeveria nuk po përjashton asnjë mundësi për shkakun e problemit. Ai përmendi edhe mundësinë e një sulmi kibernetik si pjesë të hetimit, pa e identifikuar atë si shkak të konfirmuar.
Mullin tha se autoritetet kishin marrë shumë telefonata nga qytetarë që pyesnin nëse bëhej fjalë për sulm terrorist. Sipas tij, përparësi është rikthimi i komunikimeve dhe më pas i operacioneve normale.
Ai shtoi se nuk kishte arsye që incidenti të lidhej me ndërprerjen e shërbimeve të Microsoft-it.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


