Pa kategori

Miftaraj: Kushtetuta nuk duhet t’i përshtatet një partie

Kushtetuta nuk duhet të ndryshohet për t’iu përshtatur rezultatit zgjedhor të një partie, por duhet të nxisë dialogun dhe kompromisin, tha Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi për…

Miftaraj: Kushtetuta nuk duhet t’i përshtatet një partie
Dëgjo artikullin 1 min

Kushtetuta nuk duhet të ndryshohet për t’iu përshtatur rezultatit zgjedhor të një partie, por duhet të nxisë dialogun dhe kompromisin, tha Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi për Tëvë1, në debatin mbi vonesat në formimin e institucioneve.

Miftaraj kundërshtoi nevojën për ndryshimin e Kushtetutës dhe theksoi se partitë duhet ta zbatojnë atë. Sipas tij, çdo ndërhyrje duhet të paraprihet nga një vlerësim i ndikimit te partnerët ndërkombëtarë dhe në integrimin evropian.

Ai pretendoi gjithashtu se ngrirja pothuajse e plotë e bashkëpunimit të partisë në pushtet me Listën Serbe ka penguar proceset kushtetuese, duke përmendur amendamentet për vettingun që, sipas tij, qëndrojnë prej më shumë se dy vjetësh në Kuvend.

Profesori Kolë Krasniqi paraqiti një qëndrim tjetër. Ai e vlerësoi ndryshimin e Kushtetutës si të dobishëm për zhvillimin më të shpejtë dhe më efikas të disa proceseve të brendshme dhe raporteve ndërkombëtare, por theksoi pengesat për sigurimin e shumicave të nevojshme parlamentare.

Debati vjen pas zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës presidente, me propozimin e Vetëvendosjes dhe mbështetjen e PDK-së.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top