Mickoski paralajmëron ndryshime te zëvendësministrat dhe drejtorët brenda dy javësh
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi ndryshime në postet e zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda një deri në dy javëve të ardhshme. Duke iu përgjigjur gazetarëve, ai tha se ndërhyrjet duhet të konfirmohen…

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi ndryshime në postet e zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda një deri në dy javëve të ardhshme. Duke iu përgjigjur gazetarëve, ai tha se ndërhyrjet duhet të konfirmohen me partnerët e koalicionit.
“Përafërsisht e di çfarë, ku dhe si. Duhet ta konfirmojmë në nivel koalicioni dhe kjo do të ndodhë gjatë javës ose dy javëve të ardhshme”, deklaroi Mickoski.
Ndryshimet e paralajmëruara prekin zëvendësministrat dhe drejtorët, por Mickoski nuk bëri të ditur emrat e atyre që do të largohen apo të pasardhësve të mundshëm. Paralajmërimi vjen pas ndryshimeve në disa poste ministrore në korrik, kur ai kishte thënë se çështja e zëvendësministrave do të trajtohej gjatë vjeshtës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


