Pa kategori

Metsola kundërshton pretendimet se Evropa mbeti prapa në AI

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, kundërshtoi pretendimet se Evropa ka mbetur prapa në garën globale të inteligjencës artificiale, duke vënë në pah talentet dhe ekosistemin teknologjik evropian gjatë samitit…

Metsola kundërshton pretendimet se Evropa mbeti prapa në AI
Dëgjo artikullin 1 min

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, kundërshtoi pretendimet se Evropa ka mbetur prapa në garën globale të inteligjencës artificiale, duke vënë në pah talentet dhe ekosistemin teknologjik evropian gjatë samitit të liderëve të BE-së në Dublin.

“Kemi talente të klasit botëror dhe një ekosistem shumë të zhvilluar teknologjik”, deklaroi Metsola.

Takimi në Irlandë u përqendrua te zhvillimi i industrisë teknologjike evropiane dhe zvogëlimi i varësisë nga teknologjitë e huaja, përballë konkurrencës me SHBA-në dhe Kinën.

Kryeministri irlandez, Micheál Martin, tha se liderët do të shqyrtonin ekuilibrin mes inovacionit dhe rregullimit, si dhe forcimin e sovranitetit teknologjik të Evropës.

Siguria ishte një tjetër temë e takimit. Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, paralajmëroi për “anën e errët të Al”, duke përmendur dronët me inteligjencë artificiale në luftën në Ukrainë. Estonia dhe Finlanda kërkuan mekanizma të përbashkët evropianë për reagimin ndaj incidenteve serioze që lidhen me këtë teknologji.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top