Merz, Trumpit për Ukrainën: Ju lutem, pa surpriza
Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump të shmangë surprizat për aleatët evropianë në bisedimet e planifikuara me presidentin rus Vladimir Putin për Ukrainën dhe të ruajë…

Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump të shmangë surprizat për aleatët evropianë në bisedimet e planifikuara me presidentin rus Vladimir Putin për Ukrainën dhe të ruajë bashkërendimin me Evropën e Kievin.
Duke folur në Dublin, Merz iu referua shqetësimeve për përsëritjen e situatës së samitit Trump-Putin në Alaskë. Takimi i ardhshëm mes dy presidentëve pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Kinë.
“Ju lutem, pa surpriza. Vazhdoni të veproni si pjesë e ekipit të Europës dhe ekipit të Ukrainës”, tha kancelari gjerman në mesazhin drejtuar Uashingtonit.
Merz tha gjithashtu se pret nisjen e negociatave kryesore për paqen në javët në vijim, pas kontakteve të kësaj jave mes përfaqësuesve amerikanë dhe rusë në Abu Dhabi. Ai kërkoi që në këtë fazë të përfshihen edhe përfaqësuesit evropianë.
Paralelisht, kancelari po kërkon angazhimin e vendeve të BE-së për vazhdimin e ndihmës ndaj Ukrainës në diskutimet për buxhetin afatgjatë të unionit. Sipas tij, iniciativa ka mbështetje të konsiderueshme, por ende nuk ka konsensus përfundimtar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


