Mërgimtarët në Malmo protestojnë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Mërgimtarë shqiptarë kanë mbajtur protestë në Malmo të Suedisë kundër aktgjykimit dënues të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Pjesëmarrësit marshuan në rrugët e qytetit me pankarta…

Mërgimtarë shqiptarë kanë mbajtur protestë në Malmo të Suedisë kundër aktgjykimit dënues të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Pjesëmarrësit marshuan në rrugët e qytetit me pankarta ku shkruhej “UÇK – Luftë për Liri”.
Një pjesëmarrës që mori fjalën para protestuesve kundërshtoi barazimin e luftës së Kosovës me krimet e individëve. “Historia e luftës së Kosovës nuk mund të barazohet me krimet e individëve dhe aq më pak me krimet e agresorit”, tha ai.
Gjatë marshimit, protestuesit mbanin edhe flamurin kombëtar shqiptar dhe ishin të veshur me ngjyrat kuq e zi.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


