Matoshi: Opozita s’ka asnjë kërkesë ndaj Kurtit
Analisti politik Halil Matoshi vlerësoi se opozita në Kosovë nuk ka asnjë kërkesë ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe se i mungojnë kauzat që do t’i shtynte përpara përmes veprimit politik.…

Analisti politik Halil Matoshi vlerësoi se opozita në Kosovë nuk ka asnjë kërkesë ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe se i mungojnë kauzat që do t’i shtynte përpara përmes veprimit politik.
Në emisionin “Politiko”, ai e lidhi kritikën me mungesën e angazhimit opozitar: “Opozita është për tokë, s’ka as kërkesa. Sepse, po të ishte opozita aktive, do të kishte kërkesa e kauza të mëdha që do t’i shtynte përpara. Kjo aktualisht nuk ka asnjë kërkesë ndaj Kurtit”.
Matoshi gjithashtu shprehu bindjen se Kurti e ka të siguruar qeverisjen në katërvjeçarin e ardhshëm.
Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit në Francë, ai e vlerësoi pozitivisht përfaqësimin e Kosovës në atë nivel. Për raportin me presidentin francez Emmanuel Macron, Matoshi tha se mes tyre duket se ka një kimi që funksionon, por shtoi se mbetet të shihet si do të zhvillohet ky raport.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


