Marshi për Liri: cilat rrugë pritet të bllokohen në Prishtinë?
Policia e Kosovës ka paralajmëruar kufizime të përkohshme të trafikut në Prishtinë për Marshin për Liri këtë të shtunë, më 12 shtator. Sipas planifikimit policor, rrugët që parashihen të bllokohen…

Policia e Kosovës ka paralajmëruar kufizime të përkohshme të trafikut në Prishtinë për Marshin për Liri këtë të shtunë, më 12 shtator. Sipas planifikimit policor, rrugët që parashihen të bllokohen janë Agim Ramadani, Luan Haradinaj dhe Enver Zymberi.
Masat e sigurisë lidhen me marshin e paralajmëruar për orën 14:00 në sheshet Zahir Pajaziti, Nëna Terezë dhe Skënderbeu. Policia njofton se, sipas nevojave operative, ndërprerje të qarkullimit mund të ketë edhe në rrugë të tjera.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Patrullat e trafikut do të menaxhojnë lëvizjen e automjeteve dhe, kur të jetë e nevojshme, do t’i drejtojnë shoferët në rrugë alternative. Angazhimi policor është planifikuar para nisjes, gjatë marshit dhe deri në përfundim të tij.
Marshi organizohet nga platforma “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Policia u ka kërkuar pjesëmarrësve dhe qytetarëve t’i ndjekin udhëzimet e zyrtarëve për sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.
DPT — Drita për të vërtetën


