Lushtaku: Specialja të mos lidhet me zgjedhjen e presidentit
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, kërkoi para fillimit të seancës së Kuvendit që qëndrimi politik për Dhomat e Specializuara të mos kushtëzohet me zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, çështja e…

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, kërkoi para fillimit të seancës së Kuvendit që qëndrimi politik për Dhomat e Specializuara të mos kushtëzohet me zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, çështja e Speciales kërkon unifikim politik, ndërsa zgjedhja e presidentit është proces negociatash ndërmjet partive.
“Unë nuk do ta lidhja këtë pjesë me Presidentin, sepse kjo është një pjesë që kërkon unifikim. Pjesa e Presidentit është më shumë çështje e negociatave politike”, deklaroi Lushtaku.
Ai kundërshtoi vendosjen e kushteve për mbështetjen e qëndrimit politik apo të projektligjit për Dhomat e Specializuara. Lushtaku tha se qytetarët po kërkojnë nga subjektet politike një qëndrim të përbashkët për këtë çështje.
Deputeti e cilësoi Specialen si gjykatë politike dhe kërkoi që partitë të bashkohen rreth këtij qëndrimi. Ky ishte vlerësimi i tij për gjykatën.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


