Konjufca në OKB: Çfarë pret Kosova nga apeli në Speciale?
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Kosova pret që procedura e apelit të adresojë shqetësimet për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së,…

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Kosova pret që procedura e apelit të adresojë shqetësimet për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilat, sipas tij, përmbajnë gabime në përmbajtje dhe në vlerësimin e fakteve.
“Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe duhet të perceptohet e të shihet si e paanshme”, deklaroi ai.
Konjufca rikujtoi se Dhomat e Specializuara u themeluan më 2015, me insistimin e aleatëve të Kosovës. Ai tha se pretendimet për trafikim organesh, të cilat i cilësoi si fabrikime, nuk ishin pjesë e akuzës në aktgjykimin e fundit.
Ministri theksoi se Kosova ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës, institucionet e tjera të OKB-së dhe gjykatat vendore për ndjekjen e krimeve të luftës, pavarësisht përkatësisë etnike të kryerësve.
Duke përmendur edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, ai kërkoi drejtësi për çdo viktimë dhe kundërshtoi atë që e cilësoi si barazim të fajësisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


