Pa kategori

Lushtaku fton në protestë, njofton transport nga Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën “JO NË EMRIN TIM” më 1 tetor dhe njoftoi organizimin e transportit nga Skenderaj. Në postimin…

Lushtaku fton në protestë, njofton transport nga Skenderaj
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën “JO NË EMRIN TIM” më 1 tetor dhe njoftoi organizimin e transportit nga Skenderaj. Në postimin e tij në Facebook, ai tha se protesta është në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas Lushtakut, transporti nga bashkësitë lokale do të organizohet në orën 12:00. Nisja e përbashkët është paraparë në orën 13:00 nga Palestra Sportive “Ilaz Kodra”.

“Ju ftoj që nesër, më 1 tetor, të bashkohemi në protestën ‘JO NË EMRIN TIM’, në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi”, shkroi ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top