Pa kategori

Lladrovci pas takimit me Konjufcën: Nuk biseduam për poste

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se në takimin e rastësishëm me Glauk Konjufcën nuk kanë biseduar për politikë apo poste, por për përmirësimin e Kosovës. Në postimin e tij,…

Lladrovci pas takimit me Konjufcën: Nuk biseduam për poste
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se në takimin e rastësishëm me Glauk Konjufcën nuk kanë biseduar për politikë apo poste, por për përmirësimin e Kosovës. Në postimin e tij, ai e përshkroi bisedën si të këndshme.

“Jo, nuk kemi biseduar për politikë as për poste, kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë”, shkroi Lladrovci.

Ai tha se vendnumërimi nuk i shkon për shtati Kosovës dhe se zhvillimi duhet të përshpejtohet, në mënyrë që të rinjtë ta gjejnë lumturinë në vend.

“Me Glaukun, ka mundur të zgjidhet e panjohura moti”, shtoi Lladrovci, pa sqaruar se cilës çështje i referohej. Ai vlerësoi se ende nuk është vonë për ata që kanë vullnet të angazhohen për Kosovën.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top