Pa kategori

Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për gjetjet e KE-së

Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë gjetjet dhe rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 në një seancë të jashtëzakonshme plenare, të paraparë të nisë në…

Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për gjetjet e KE-së
Dëgjo artikullin 1 min

Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë gjetjet dhe rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 në një seancë të jashtëzakonshme plenare, të paraparë të nisë në orën 13:00.

Sipas rendit të ditës, debati parlamentar do të përfshijë edhe mënyrën se si institucionet e Kosovës do t’i adresojnë rekomandimet e Komisionit Evropian.

Raporti vlerëson përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe evidenton sfidat e fushat ku kërkohen reforma dhe angazhim më i madh institucional. Seanca do të mbahet në sallën plenare të Kuvendit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top