Van der Bellen: Austria mbështet rrugën evropiane të Kosovës
Austria do të vazhdojë ta mbështesë integrimin evropian të Kosovës dhe rrugën e saj të reformave, ka siguruar presidenti austriak Alexander Van der Bellen në letrën drejtuar presidentes Justina Shiroka…

Austria do të vazhdojë ta mbështesë integrimin evropian të Kosovës dhe rrugën e saj të reformave, ka siguruar presidenti austriak Alexander Van der Bellen në letrën drejtuar presidentes Justina Shiroka Pula, sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes.
Letra është dërguar me rastin e marrjes së detyrës nga Shiroka Pula. Van der Bellen ka riafirmuar përkushtimin e Austrisë ndaj integrimit evropian të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ka shprehur gatishmërinë për forcimin e lidhjeve me Kosovën.
Sipas Presidencës, ai ka vlerësuar bashkëpunimin politik, ekonomik e kulturor ndërmjet dy vendeve, si dhe lidhjet ndërmjet qytetarëve të tyre. Presidenti austriak ka veçuar komunitetin kosovar në Austri, duke e cilësuar si të integruar mirë dhe aktiv në shoqërinë austriake.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


