Kuvendi miraton ekstradimin me Suedinë dhe tri marrëveshje të tjera
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar katër marrëveshje për bashkëpunim juridik në çështjet penale me Suedinë dhe Belgjikën, përfshirë marrëveshjen për ekstradim me Suedinë. Me Suedinë, deputetët miratuan edhe marrëveshjen për…

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar katër marrëveshje për bashkëpunim juridik në çështjet penale me Suedinë dhe Belgjikën, përfshirë marrëveshjen për ekstradim me Suedinë.
Me Suedinë, deputetët miratuan edhe marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar dhe atë për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale. Kështu, tri nga marrëveshjet e ratifikuara lidhen me bashkëpunimin mes Kosovës dhe Suedisë.
Marrëveshja e katërt është Traktati për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.
Këto marrëveshje synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe në trajtimin e çështjeve penale mes vendeve përkatëse.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


