Kuvendi i Rahovecit kundërshton aktgjykimin e Hagës me deklaratë të miratuar
Kuvendi i Komunës së Rahovecit miratoi më 25 shtator një deklaratë kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup…

Kuvendi i Komunës së Rahovecit miratoi më 25 shtator një deklaratë kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në deklaratë, Kuvendi e cilëson aktgjykimin të papranueshëm dhe shpreh solidaritet me familjet e ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas deklaratës, vendimi prek ndjenjën e drejtësisë dhe kujtesën e popullit të Kosovës. Kuvendi kundërshton atë që e përshkruan si përpjekje për barazimin e agresorit me viktimën dhe i cilëson të padrejta edhe dënimet e Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës.
Në tekst thuhet se “beteja për drejtësi vazhdon” dhe se e vërteta do të kërkohet përmes mjeteve demokratike. Deklarata përmbyllet me thirrjet “JO NË EMRIN TIM!”, “JO NË EMRIN E RAHOVECIT!” dhe “LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”.
Para miratimit, kryetari i komunës, Smajl Latifi, tha se dokumenti ishte përgatitur në bashkëpunim me kabinetin e tij, shefat e grupeve politike të përfaqësuara në Kuvend dhe shoqatat e dala nga lufta.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


