Kuvendi i jep dritën e gjelbër hetimit parlamentar për Arlindën
Kuvendi i Kosovës ka themeluar me 67 vota për një komision parlamentar për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke miratuar një rezolutë që parashikon edhe masa për parandalimin e…

Kuvendi i Kosovës ka themeluar me 67 vota për një komision parlamentar për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke miratuar një rezolutë që parashikon edhe masa për parandalimin e dhunës.
Themelimi i komisionit ishte pika e parë e rezolutës. Dokumenti parashikon krijimin e një linje këshillimi falas për çiftet dhe familjet që përballen me vështirësi, si dhe sigurimin e shërbimeve të specializuara për parandalimin e sjelljes së dhunshme dhe përsëritjes së saj. Përfshihen gjithashtu këshillimi psikologjik dhe edukimi për parandalimin e dhunës në adoleshencën e hershme.
Në votimin e rezolutës nuk morën pjesë të gjithë deputetët. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kritikoi ata që kishin ngritur akuza gjatë seancës, por nuk kishin qëndruar në sallë për të votuar.
“Të vijnë këtu e të hedhin akuza e mos me qëndru në sallë për të votuar, kjo për mua nuk ka asnjë kuptim”, deklaroi Haxhiu, duke shtuar se secili deputet duhet ta mbajë përgjegjësinë e vet.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


