Pa kategori

Kuvendi i Gjilanit njëzëri kundër aktgjykimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kuvendi Komunal i Gjilanit miratoi njëzëri më 24 shtator një deklaratë mospajtimi me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Nisma e këshilltarit të PDK-së, Bujar Nevzati, mori…

Kuvendi i Gjilanit njëzëri kundër aktgjykimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Kuvendi Komunal i Gjilanit miratoi njëzëri më 24 shtator një deklaratë mospajtimi me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Nisma e këshilltarit të PDK-së, Bujar Nevzati, mori mbështetjen e të gjitha grupeve të këshilltarëve komunalë.

Në deklaratën me mesazhin “JO NË EMRIN TIM!”, Kuvendi kërkon që në procedurat e mëtejshme gjyqësore të shqyrtohen të gjitha pretendimet, provat dhe çështjet që lidhen me përgjegjësinë individuale të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Deklarata shpreh edhe solidaritet me familjet e të rënëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së.

Kryesuesja e Kuvendit, Krenare Latifi Kqiku, e lidhi qëndrimin me humbjet dhe sakrificën e qytetarëve të Gjilanit gjatë luftës. Nënkryetari i komunës, Arianit Sadiku, e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë dhe shprehu besimin se ai do të korrigjohet në procedurat e mëtejshme gjyqësore.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top