Jashari, Vitisë për vonesat e terapisë: “sëmundja nuk pret”
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, i kërkoi llogari ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për vonesat e barnave onkologjike, duke përmendur një paciente që, sipas saj, kishte mbetur katër muaj pa…

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, i kërkoi llogari ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për vonesat e barnave onkologjike, duke përmendur një paciente që, sipas saj, kishte mbetur katër muaj pa terapinë e nevojshme para se të vdiste.
Gjatë interpelancës në Kuvend, ajo kundërshtoi trajtimin e vonesave si çështje thjesht administrative dhe theksoi pasojat që pritja mund të ketë për pacientët me kancer.
“Për ju mund të jetë veç një tender i vonuar, por për atë grua ishin katër muaj pritje, ndërkohë që sëmundja nuk pret”, tha Jashari, duke iu drejtuar Vitisë.
Deputetja tha se qytetarët përballen me një betejë shtesë për të siguruar trajtimin, krahas përballjes me sëmundjen. Ajo kërkoi që barnat esenciale, trajtimi i pacientëve me kancer dhe përmirësimi i kushteve shëndetësore të jenë prioritete reale në buxhetin e Kosovës, e jo vetëm premtime në letër.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


