Pa kategori

Kushtetuesja: Thirrja e seancës, përgjegjësi edhe e deputetëve

Gjykata Kushtetuese ka theksuar se përgjegjësia për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit bie edhe mbi deputetët e zgjedhur. Në aktgjykimin e plotë lidhur me kërkesën e PDK-së, Gjykata kujton…

Kushtetuesja: Thirrja e seancës, përgjegjësi edhe e deputetëve
Dëgjo artikullin 1 min

Gjykata Kushtetuese ka theksuar se përgjegjësia për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit bie edhe mbi deputetët e zgjedhur. Në aktgjykimin e plotë lidhur me kërkesën e PDK-së, Gjykata kujton se, kur presidenti nuk është në gjendje ta thërrasë seancën e parë, Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e tij.

Gjykata vëren se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e kishte thirrur seancën për t’u mbajtur në ditën e 29-të pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Sipas aktgjykimit, respektimi i afatit 30-ditor për konstituimin nuk është një mundësi formale apo orientuese, por detyrim kushtetues që lidhet me fillimin e mandatit të legjislaturës.

Kushtetuesja thekson se deputetët kanë marrë besimin e qytetarëve për të konstituuar dhe themeluar organet kushtetuese. Për këtë arsye, ajo e vendos përgjegjësinë për thirrjen e seancës si te presidenti, ashtu edhe te përfaqësuesit e zgjedhur.

Në të njëjtin aktgjykim, Gjykata konstatoi se Kuvendi ishte konstituuar jashtë afatit kushtetues. Ajo përcaktoi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit kishte nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top