Pa kategori

Kushtetuesja: Pa president deri më 6 tetor, Kuvendi shpërndahet

Kuvendi i Kosovës shpërndahet sipas Kushtetutës nëse nuk e zgjedh presidentin deri më 6 tetor 2026. Këtë pasojë e sqaron Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e plotë të publikuar për rastet…

Kushtetuesja: Pa president deri më 6 tetor, Kuvendi shpërndahet
Dëgjo artikullin 1 min

Kuvendi i Kosovës shpërndahet sipas Kushtetutës nëse nuk e zgjedh presidentin deri më 6 tetor 2026. Këtë pasojë e sqaron Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e plotë të publikuar për rastet KO256/26 dhe KO258/26, sipas të cilit zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja.

Gjykata e lidh llogaritjen e afatit me përfundimin e periudhës kushtetuese për konstituimin e Kuvendit më 7 gusht. Sipas arsyetimit të saj, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit nisi më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

“Gjykata konsideron që Kuvendi deri më 6 tetor 2026 duhet zhvilluar dhe përfunduar procedura për zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në aktgjykim. Gjykata thekson se deputetët duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë për ta përmbushur obligimin kushtetues.

Në të njëjtin aktgjykim, Kushtetuesja konstatoi se Kuvendi u konstituua pas afatit kushtetues 30-ditor. Sipas vendimit, kjo vonesë nuk e bën të pavlefshme zgjedhjen e Qeverisë më 13 shtator.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top