Kushtetuesja deputetëve: Jepini popullit një President që përfaqëson unitetin
Gjykata Kushtetuese e Kosovës u bëri thirrje deputetëve të gjejnë mënyrën për të zgjedhur një President që përfaqëson unitetin e popullit. Në aktgjykimin e plotë të publikuar më 29 shtator,…

Gjykata Kushtetuese e Kosovës u bëri thirrje deputetëve të gjejnë mënyrën për të zgjedhur një President që përfaqëson unitetin e popullit. Në aktgjykimin e plotë të publikuar më 29 shtator, Gjykata theksoi se Kushtetuta u jep deputetëve hapësirën e nevojshme për këtë, në kuadër të mandatit të tyre jodetyrues.
Sipas Kushtetueses, afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 6 tetor. Gjykata konstatoi se ai nisi më 8 gusht, pas përfundimit të afatit për konstituimin e Kuvendit.
Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi përgjegjësinë e deputetëve për ta ushtruar mandatin në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe për të gjetur mënyrën “për t’i dhënë shtetit Presidentin e ri, ndërsa popullit përfaqësuesin dhe simbolin e unitetit”.
Aktgjykimi erdhi pas kërkesës së PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të Kuvendit dhe Qeverisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


