Maqedonci: Për mbrojtjen më 2027 planifikohet buxhet rekord
Për mbrojtjen e Kosovës në vitin 2027 janë planifikuar 224 milionë e 168 mijë e 705 euro, një shumë që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e cilëson si buxhetin më…

Për mbrojtjen e Kosovës në vitin 2027 janë planifikuar 224 milionë e 168 mijë e 705 euro, një shumë që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e cilëson si buxhetin më të lartë në historinë e Ministrisë dhe Ushtrisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se fondet e planifikuara do të mbështesin vazhdimin e modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas tij, investimet do të përfshijnë furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, si dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale.
Ministri ka përfshirë mes prioriteteve edhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse të vendit. Shifra e prezantuar prej tij i referohet planifikimit buxhetor për vitin 2027.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


