Pa kategori

Kusari-Lila paralajmëron çmim tavan nëse nafta nuk lirohet

Ministrja Mimoza Kusari-Lila paralajmëroi rikthimin e çmimit tavan për naftën dhe derivatet e saj nëse çmimet në treg nuk ulen, ndërkohë që çmimi i importit mbetet i qëndrueshëm ose bie.…

Kusari-Lila paralajmëron çmim tavan nëse nafta nuk lirohet
Dëgjo artikullin 1 min

Ministrja Mimoza Kusari-Lila paralajmëroi rikthimin e çmimit tavan për naftën dhe derivatet e saj nëse çmimet në treg nuk ulen, ndërkohë që çmimi i importit mbetet i qëndrueshëm ose bie. Ajo tha se institucionet po shqyrtojnë ecurinë e çmimeve përpara një ndërhyrjeje të mundshme.

Sipas Kusari-Lilës, institucionet po monitorojnë çdo ditë marzhën e fitimit të bizneseve importuese. Ministrja shpjegoi se çmimet në Kosovë varen nga çmimi dhe sasia e derivateve të importuara.

“Ne jemi duke e shqyrtuar me kujdes. Nëse kemi edhe pak ditë, nëse vazhdon çmimi i njëjtë apo i ulur dhe çmimi në treg nuk ulet, atëherë do ta rikthejmë përcaktimin e çmimit tavan për naftën dhe derivatet e saj”, tha Kusari-Lila.

Ajo vlerësoi se gjatë dy-tri ditëve të fundit është vërejtur stabilizim i çmimit të naftës. Duke folur për dallimet mes pikave të karburanteve, ministrja tha se qytetarët mund të zgjedhin të mos blejnë te kompanitë me çmime më të larta.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top