Pa kategori

Kusari-Lila: Dakordim për presidentin që të shmangen zgjedhjet

Mimoza Kusari-Lila u bëri thirrje partive politike të arrijnë dakordim për presidentin deri më 6 tetor, për të shmangur zgjedhjet e reja. Ministrja tha se në rrethanat aktuale është në…

Kusari-Lila: Dakordim për presidentin që të shmangen zgjedhjet
Dëgjo artikullin 1 min

Mimoza Kusari-Lila u bëri thirrje partive politike të arrijnë dakordim për presidentin deri më 6 tetor, për të shmangur zgjedhjet e reja. Ministrja tha se në rrethanat aktuale është në interes të Kosovës që vendi të mos shkojë sërish në zgjedhje.

Kusari-Lila tha se deri në të njëjtën datë duhet të miratohet edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe të ndërmerren veprime për mbrojtjen në Hagë. Ajo kërkoi që Qeveria të përgjigjet për draftin dhe që përmbajtja e tij të shqyrtohet përpara procedimit.

“Atë draft unë nuk e kam parë”, tha Kusari-Lila, duke theksuar nevojën për shqyrtimin e mundësive që ofron ai. Ajo e cilësoi drejtësinë në Hagë dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së si interes të përbashkët.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top