Pa kategori

Kurti vendos Konjufcën në krye të mbështetjes për Apelin

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se Glauk Konjufca do të kryesojë grupin punues për bashkërendimin e mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për ish-krerët e UÇK-së në procedurat e apelit në Dhomat…

Kurti vendos Konjufcën në krye të mbështetjes për Apelin
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se Glauk Konjufca do të kryesojë grupin punues për bashkërendimin e mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për ish-krerët e UÇK-së në procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas Kurtit, grupi do të ketë përfaqësim institucional dhe parlamentar. Ai e lidhi këtë hap me nevojën për një strategji shtetërore dhe kombëtare që tejkalon dallimet partiake.

“Për këtë arsye, sot po themelojmë Grupin Punues, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Parë, Glauk Konjufca, me përfaqësim institucional dhe parlamentar, për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të apelit”, deklaroi Kurti.

Kryeministri e cilësoi aktgjykimin e shkallës së parë si të padrejtë juridikisht dhe moralisht. Ai pretendoi se vendimi përmban pasaktësi faktike e historike dhe tha se duhet të korrigjohet në Apel.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top