Politikë

Kurti vë në pikëpyetje nismën për Specialen: S’jemi të bindur për dobinë e këtij ligji

Kurti vë në pikëpyetje nismën për Specialen: S’jemi të bindur për dobinë e këtij ligji Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar të ngutshme nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit…

Kurti vë në pikëpyetje nismën për Specialen: S’jemi të bindur për dobinë e këtij ligji
Dëgjo artikullin 1 min

Kurti vë në pikëpyetje nismën për Specialen: S’jemi të bindur për dobinë e këtij ligji

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar të ngutshme nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për analizimin e saj.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Kurti shprehu dyshime për efektin e ndryshimeve të propozuara.

“Nuk jemi të bindur për dobinë e këtij ligji”, deklaroi ai, raporton [Gazeta Express](https://www.gazetaexpress.com/kurti-e-ngutshme-kjo-nisme-per-ndryshimin-e-ligjit-per-specialen-sjemi-te-bindur-per-dobine-e-kesaj/).

Sipas tij, çështja kërkon shqyrtim më të thellë, veçanërisht pasi aktgjykimi ende nuk ka marrë formë të prerë.

Kurti e krahasoi ngutjen e tanishme me votimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015. Ai tha se atëherë qëndrimet e tyre nuk u dëgjuan, ndërsa sot kërkoi konsultim dhe më shumë kohë për trajtimin e nismës.

Kryeministri theksoi se Kosovës i nevojitet një “strategji serioze për Hagën”, duke argumentuar se ndryshimet ligjore duhet të analizohen dhe të mendohen më gjatë.

Scroll To Top