Kurti synon mbështetje bujqësore që shpërblen prodhimin dhe cilësinë
Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria synon ta orientojë mbështetjen për bujqësinë drejt prodhimit, cilësisë dhe produktivitetit. Në konferencën për zhvillimin rural në Mitrovicë, ai paraqiti synimin për të kaluar…

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria synon ta orientojë mbështetjen për bujqësinë drejt prodhimit, cilësisë dhe produktivitetit. Në konferencën për zhvillimin rural në Mitrovicë, ai paraqiti synimin për të kaluar nga mbështetja kryesisht sipas sipërfaqes së tokës dhe numrit të krerëve në një sistem që nxit edhe konkurrueshmërinë.
“Përkundër vështirësive, nga sfidat strukturore e deri te ndryshimet klimatike, synimi ynë është që, përveçse ta mbështesim, ta transformojmë bujqësinë”, deklaroi Kurti.
Ai përmendi nevojën për investime në ujitje, shëndetin e tokës, përpunim dhe magazinim. Sipas tij, këto investime do t’u mundësonin fermerëve t’u shtojnë vlerë produkteve vendore, në vend që të eksportohen produkte të papërpunuara dhe të importohen produkte të gatshme.
Konferenca XXII e Rrjetit Evropian për Zhvillimin Rural mbahet në Mitrovicë nga 29 shtatori deri më 1 tetor, e organizuar nga Kolegji Publik Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovica, në bashkëpunim me rrjetin evropian.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


