Pa kategori

Kurti: Referendumi i 1991-shit i tregoi botës aspiratën për pavarësi

Kryeministri Albin Kurti, në një postim për 35-vjetorin e referendumit të vitit 1991, tha se përmes votimit populli i Kosovës i bëri të njohur Evropës dhe botës demokratike aspiratën për…

Kurti: Referendumi i 1991-shit i tregoi botës aspiratën për pavarësi
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti, në një postim për 35-vjetorin e referendumit të vitit 1991, tha se përmes votimit populli i Kosovës i bëri të njohur Evropës dhe botës demokratike aspiratën për një shtet të pavarur e sovran.

Kurti kujtoi se referendumi u mbajt nga 26 deri më 30 shtator 1991, pas Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990. Ai e cilësoi votimin si shprehje të lirë të vullnetit për vetëvendosje.

“Përmes këtij referendumi, populli i Kosovës ia bëri me dije Evropës dhe botës demokratike, aspiratën e tij politike që Kosova të jetë një shtet i pavarur dhe sovran si dhe i barabartë me shtetet e tjera demokratike”, shkroi Kurti.

Në të njëjtin postim, ai e lidhi referendumin me rezistencën paqësore, luftën e UÇK-së dhe ndërhyrjen e aleatëve të NATO-s. Kurti shprehu mirënjohje për brezat e aktivistëve që kontribuuan në përpjekjet për liri, pavarësi dhe demokraci.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top