Kurti: Presim që Apeli t’i korrigjojë gabimet e aktgjykimit
Kryeministri Albin Kurti tha se aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban, sipas tij, gabime faktike, historike dhe juridike, të cilat pret të korrigjohen në Apel. Ai e shprehu këtë…

Kryeministri Albin Kurti tha se aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban, sipas tij, gabime faktike, historike dhe juridike, të cilat pret të korrigjohen në Apel. Ai e shprehu këtë qëndrim në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Në të njëjtën kohë kemi konkludime të tjera dhe dënime të rënda. Besojmë se ato përmbajnë gabime faktike, historike e juridike. Dhe presim që këto të korrigjohen në Apel”, tha Kurti.
Kryeministri veçoi edhe tri pika që, sipas tij, duhen theksuar ndërkombëtarisht: pretendimet për trafikim organesh nuk ishin pjesë e aktakuzës; akuzat për krime kundër njerëzimit dhe sulme të gjera e sistematike kundër popullsisë civile u rrëzuan; dhe Dhomat e Specializuara theksuan se UÇK-ja nuk është në gjyq dhe se vendimi nuk synon të cenojë legjitimitetin e luftës çlirimtare.
Kurti shtoi se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe të përjetohet si e tillë, duke kërkuar drejtësi për çdo viktimë dhe çdo krim.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


