Kurti: Përgjigjet për projektligjin e Speciales i presim brenda javës
Kryeministri Albin Kurti tha se brenda kësaj jave pret vlerësimin ligjor dhe atë buxhetor për projektligjin e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas tij, pas marrjes…

Kryeministri Albin Kurti tha se brenda kësaj jave pret vlerësimin ligjor dhe atë buxhetor për projektligjin e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas tij, pas marrjes së këtyre vlerësimeve, Qeveria do t’i japë përgjigje Kuvendit.
Kurti njoftoi se Zyra Ligjore e Kryeministrisë e ka dërguar nismën në Ministrinë e Drejtësisë për shqyrtim ligjor dhe në Ministrinë e Financave për analizë buxhetore.
“Brenda kësaj jave do ta kemi përgjigjen edhe nga MD dhe vlerësimin e departamentit të buxhetit nga MF. Do t’ia japim përgjigjen Kuvendit të Republikës”, tha Kurti.
Ai i cilësoi këto procedura si hapa ligjorë dhe tha se nuk ka nevojë të bëhen shkelje ligjore gjatë trajtimit të nismës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


