Kurti pas takimit me Plenkoviqin: Aktgjykimi i Speciales është “i padrejtë dhe i rëndë”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së si “i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë”. Ai e shprehu këtë qëndrim…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së si “i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë”. Ai e shprehu këtë qëndrim pas takimit me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, në Nju Jork, gjatë javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kurti tha se në bisedë kishte theksuar përvojën e Kosovës dhe Kroacisë në luftën për çlirim dhe pavarësi nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. “Prandaj, theksova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara, përveçse i pasaktë, është i padrejtë dhe i rëndë”, deklaroi ai.
Sipas Kurtit, në takim u trajtua edhe fati i personave të zhdukur gjatë luftës. Ai akuzoi Serbinë se vazhdon të mbajë të klasifikuara arkiva që, sipas tij, mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të tyre.
Për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Kurti e përshkroi pasivizimin e adresave dhe përjashtimin nga institucionet si “spastrimin etnik administrativ” që, sipas tij, Serbia po e kryen sistematikisht.
Biseda përfshiu gjithashtu bashkëpunimin ekonomik, tregtinë, sigurinë dhe mbrojtjen. Kurti vlerësoi bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut dhe falënderoi Zagrebin për mbështetjen në integrimin evropian dhe euroatlantik.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


