Kurti: Në SHBA diskutuam aktgjykimin në Hagë dhe të zhdukurit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se aktgjykimi në Hagë dhe personat e zhdukur gjatë luftës ishin ndër çështjet e diskutuara gjatë takimeve të tij në SHBA. Ai i përmendi…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se aktgjykimi në Hagë dhe personat e zhdukur gjatë luftës ishin ndër çështjet e diskutuara gjatë takimeve të tij në SHBA. Ai i përmendi këto tema në përmbledhjen e vizitës gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Sipas Kurtit, bisedimet me liderë, zyrtarë të lartë dhe drejtues të institucioneve ndërkombëtare përfshinë edhe ekonominë, sigurinë, mbrojtjen dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.
Në përmbledhje, ai përmendi gjithashtu përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në delegacionin shtetëror dhe veçoi takimet me mërgatën shqiptare në New York.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


