Kurti: Këshilli i BE-së të kërkojë mendim për aplikimin e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti i kërkoi Këshillit të Bashkimit Evropian të kërkojë mendimin e Komisionit Evropian për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Sipas postimit…

Kryeministri Albin Kurti i kërkoi Këshillit të Bashkimit Evropian të kërkojë mendimin e Komisionit Evropian për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.
Sipas postimit të tij për takimin me përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian në Parlamentin e Irlandës, Kurti theksoi se statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave janë hapa thelbësorë për të mos e vonuar më tej rrugëtimin evropian të Kosovës.
“Për ne procesi nuk është më pak i rëndësishëm se arritja në cak, sepse me përmbushjen e reformave përveçqë lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojnë qytetarët dhe forcohemi si shtet”, ka shkruar ai.
Në takim morën pjesë edhe kryesuesi i komitetit, Barry Ward, dhe anëtari Rúairí Ó Murchú. Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e Irlandës ndaj Kosovës, duke përmendur strehimin e refugjatëve dhe kontributin në KFOR.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


