Kurti kërkon ndihmën e Francës për hapin drejt BE-së
Kryeministri Albin Kurti i kërkoi Francës ndihmë për sigurimin e vendimit nga Këshilli Evropian që do ta çonte përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, duke kërkuar statusin e…

Kryeministri Albin Kurti i kërkoi Francës ndihmë për sigurimin e vendimit nga Këshilli Evropian që do ta çonte përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, duke kërkuar statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave, sipas njoftimit të Kryeministrisë.
Në takimin e mbrëmshëm me përfaqësues të komisioneve për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane në Asamblenë Kombëtare të Francës, ai tha se Kosova është e gatshme ta pranojë pyetësorin dhe të avancojë në këtë proces.
“Aplikimi ynë për anëtarësim në BE po pret hapin e radhës që nga dhjetori i vitit 2022. Kërkojmë statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave”, tha Kurti.
Ai argumentoi se avancimi do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit në Ballkan, forcimit të institucioneve demokratike dhe prosperitetit të qytetarëve.
Kurti përmendi edhe pesë marrëveshjet dhe instrumentet e nënshkruara në korrik, përfshirë bashkëpunimin juridik, mësimin e frëngjishtes dhe kredinë prej 60 milionë eurosh për infrastrukturën e Lojërave Mesdhetare. Sipas tij, dialogu politik me presidentin Emmanuel Macron ka hapur mundësi për thellimin e partneritetit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


