Haradinaj pretendon se Specialja nuk do të bëjë arrestime të reja
Nasim Haradinaj pretendon se nuk do të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale në Hagë, duke e mbështetur këtë qëndrim në informatat që thotë se ka për zvogëlimin e…

Nasim Haradinaj pretendon se nuk do të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale në Hagë, duke e mbështetur këtë qëndrim në informatat që thotë se ka për zvogëlimin e personelit të saj.
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së e bëri deklaratën në KTV, ku kundërshtoi pretendimet për arrestime të tjera.
“Në bazë të informatave të mija të sakta atje personeli është duke u zvogëluar”, ka thënë Haradinaj.
Ai përmendi edhe gardianë që, sipas tij, po kërkojnë punësim në institucione të tjera. Haradinaj e interpretoi këtë si tregues se ata presin që puna atje të mos zgjasë.
Duke folur për emrat e përmendur në një projektaktakuzë të mëhershme ndaj Hashim Thaçit, ai tha se disa prej tyre nuk ishin përfshirë më pas në aktakuzën e ngritur.
Parashikimi për mungesën e arrestimeve të reja mbetet pretendim i Haradinajt, jo njoftim i Gjykatës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


