Kurti: Bllokada në Kuvend mund të lërë prapa fondet evropiane
Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se bllokada parlamentare mund të lërë prapa fondet evropiane për reformat në Kosovë. Pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ai premtoi…

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se bllokada parlamentare mund të lërë prapa fondet evropiane për reformat në Kosovë. Pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ai premtoi se qeveria do të vijojë me përmbushjen e reformave evropiane.
“Ju siguroj se asnjë reformë evropiane nuk do të mbetet prapa. Ajo që bllokada në Parlamentin tonë mund të lërë prapa janë fondet evropiane për këto reforma. Dhe kjo natyrisht që është për të ardhur keq”, tha Kurti.
Kryeministri e falënderoi von der Leyenin për mbështetjen dhe vizitat e vazhdueshme në Kosovë. Ai e cilësoi Kosovën si demokraci elektorale, ndërsa tha se në rajon ka autokraci elektorale.
Duke folur për sigurinë, Kurti deklaroi se nëntë në dhjetë qytetarë ndihen të sigurt të ecin vetëm natën. Sipas tij, përmirësimi më i madh në siguri dhe në sundimin e ligjit ka ndodhur në veri të vendit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


