Kurti: Beteja mes demokracive dhe autokracive vazhdon
Kryeministri Albin Kurti tha se përballja mes demokracive dhe autokracive vazhdon, në një postim në Facebook me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, më 3 tetor. Ai e paraqiti…

Kryeministri Albin Kurti tha se përballja mes demokracive dhe autokracive vazhdon, në një postim në Facebook me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, më 3 tetor. Ai e paraqiti ribashkimin gjerman si shembull të fitores së demokracisë ndaj regjimeve autoritare dhe të fuqisë paqendërtuese të bashkimit politik e kombëtar.
“Por lufta mes demokracive dhe autokracive nuk ka marrë fund”, shkroi Kurti. Sipas tij, kjo përballje zhvillohet çdo ditë dhe shtrihet edhe në Ballkan.
Duke kujtuar ribashkimin formal të Gjermanisë më 3 tetor 1990 dhe rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, Kurti theksoi rëndësinë e kujtesës historike për orientimin politik. “Sepse politika pa historinë është e verbër”, shkroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


