Shiroka Pula rendit çfarë i duhet demokracisë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, tha se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale, gjatë takimit me Stephen B.…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, tha se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale, gjatë takimit me Stephen B. Nix, drejtor i lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së rendit kushtetues dhe forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës.
Në takim, Shiroka Pula vlerësoi kontributin e IRI-t në mbështetjen e partive politike, përmirësimin e organizimit të tyre dhe komunikimin me qytetarët. Ajo veçoi edhe bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe angazhimin për fuqizimin e grave në politikë e vendimmarrje.
Biseda përfshiu mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në edukimin demokratik, luftimin e dezinformimit dhe promovimin e debatit politik. Në takim u trajtuan gjithashtu siguria rajonale dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


