Kuçi: Vendimi i Kushtetueses nuk e zgjidh ngërçin politik
Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, e sheh përplasjen mes pushtetit dhe opozitës si shkakun e ngërçit në Kosovë. Në emisionin FIVE, ajo tha se interpretimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mjaftojnë…

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, e sheh përplasjen mes pushtetit dhe opozitës si shkakun e ngërçit në Kosovë. Në emisionin FIVE, ajo tha se interpretimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mjaftojnë për ta zgjidhur këtë përplasje.
“Ngërçi nuk është institucional, kushtetues, është politik, mes opozitës dhe pushtetit”, ka deklaruar Kuçi.
Sipas saj, vendimi i Kushtetueses e ka bërë të qartë mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje para 27 dhjetorit. Megjithatë, ajo vlerësoi se dërgimi i çështjeve të tjera në gjykatë nuk i jep zgjidhje problemit politik.
Kuçi e cilësoi pushtetin si “jo demokratik” dhe kritikoi edhe gjendjen e opozitës. “Problemi është se Kosova po vuan për një pushtet demokratik dhe për një opozitë që rri në opozitë dhe me kohën bëhet e gatshme me marrë pushtetin”, tha ajo, duke shtuar se “duhet të lindë diçka e re”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


